16.9 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Policia gjobit biçiklistët e motoçiklistët në Prishtinë, sekuestron gjashtë trotinetë

- Advertisement -

Policia e Kosovës sot në Prishtinë kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve për tre muaj.

Sipas njoftimit, gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku thuhet se  qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj.

“Zyrtarët e stacionit policor të qendra në Prishtinë,  sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë  gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj). Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj. Siguria rrugore është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm.”, thuhet në njoftim.

Derisa kërkohet respektimi i rregullave jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit