Policia e Kosovës sot në Prishtinë kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve për tre muaj.
Sipas njoftimit, gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku thuhet se qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj.
“Zyrtarët e stacionit policor të qendra në Prishtinë, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj). Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj. Siguria rrugore është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm.”, thuhet në njoftim.
Derisa kërkohet respektimi i rregullave jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.