9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Policia gjermane kishte qenë në shtëpinë e sulmuesit, s’ia kishte konfiskuar armën që e mbante me leje

- Advertisement -

Burri që qëlloi për vdekje shtatë persona në Gjermani ishte vizituar nga policia muajin e kaluar pasi një informacion ngriti shqetësime për shëndetin e tij mendor.

Ai bashkëpunoi me oficerët dhe nuk kishte arsye të mjaftueshme për t’ia marrë armën në atë kohë, tha policia.

I dyshuari 35-vjeçar, i quajtur Philipp F, kishte leje për posedimin e armës për qëllime sportive, shkruan BBC.

Gjermania po përgatit një ligj të ri që përfshin kufizime më të forta mbi pronësinë e armëve, tha ministri i brendshëm.

Shtatë persona, duke përfshirë një foshnjë të palindur, u vranë në sulmin e së enjtes që u shpalos në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytet.

Policia thirrjen e parë e mori në orën 21:04 me orën lokale për të raportuar se kishte të shtëna dhe oficerët ishin në vend katër minuta më vonë.

Në video u duk se personi i armatosur qëllonte përmes një dritareje. Më pas ai sulmoi ndërtesën ku ishin mbledhur dhjetëra njerëz, duke gjuajtur nëntë karikatorë municionesh përpara se t’ia kthente armën vetes pasi mbërriti policia.

Tetë persona u plagosën, duke përfshirë një grua që ishte shtatë muajshe shtatzënë. Ajo mbijetoi por foshnja e saj e palindur u vra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit