19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Policia e Tiranës: 31-vjeçari që grushtoi Berishën ka precedent penal, vuan nga çrregullime psikotike

- Advertisement -

Policia e Tiranës përmes një deklarate për shtyp bën me dije se 31 vjeçari Gert Shehu që grushtoi kreun e PD Sali Berisha në protestën e opozitës në Tiranë është me precedentë penalë dhe vuan nga çrregullime psikotike.

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit