Sot me 06 maj 2022, njësia e task forcës kufitare ka pranuar një informatë nga njësia e inteligjencës dhe analizës së riskut DRK Lindje, se në një depo, garazhë dhe në një shtëpi private në Ferizaj, dyshohet se gjenden mallra të kontrabanduara.
Njësia e Task Forcës policore ka bërë lokalizimin e shtëpisë, garazhës dhe depos ku dyshohej për mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me marka të mbrojtura siç janë “Nike, Adidas, Puma” dhe të tjera.
Me urdhër verbal të organeve të drejtësisë pas lokalizimit janë kryer bastisjet të cilat kanë rezultuar me gjetjen e disa mallrave komerciale të dyshuara për kontrabandim, të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.
Nga Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare në vend të ngjarjes janë ftuar edhe njësitet relevante nga Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të vazhduar me procedurat e mëtejme, lidhur me sasinë dhe konfiskimin e mallrave të dyshuar të kontrabanduara.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Doganën e Kosovës dhe ATK-në do të vazhdoj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.