14.3 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Policia e gjen në humnerë personin e raportuar si të zhdukur në Prevallë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur në një humnerë personin i cili është raportuar si i zhdukur në Prevallë të Prizrenit.

Personi kishte shkuar për pushime me bashkëshortën e tij në Prevallë, e cila edhe e kishte raportuar në Polici zhdukjen e tij.

Bashkëshortja e tij ka thënë se ai kishte dal për shëtitje në natyrë dhe nuk është kthyer më.

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit. Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, ka
njoftuar Policia e Kosovës.
Postimi i plotë:

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit