Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se bastisjet janë ende në zhvillim, ndërsa aksioni po zhvillohet nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Janë duke u kryer disa bastisje në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut, me dyshimin për armëmbajtje pa leje”, ka deklaruar shkurt Elshani.
Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me operacionin pas përfundimit të bastisjeve.






