Policia arreston një person në Prishtinë, i gjendet një armë, marihuanë e kokainë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, të cilit i janë bastisur banesa dhe një depo.

Të njëjtit i është gjetur një armë zjarri dhe 13 fishekë. Në një depo, janë gjetur 159 paketime me marihuanë, tri qese me marihuanë, si dhe një qese me kokainë.

“Lidhur me rastin pas konsultimit me prokurorin kompetent, nga njësitë policore është kryer basitsje në banesën e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe 13 fishekë.

Kontrolli ka vazhduar edhe në depon e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmitë si në vijim:

· 159 paketime të mbështjellura me substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 3 qese me substancë të dyshuar të llojit marhuanë me peshë të përgjithshme 336.9 gramë (të gatshme për shitje),

· 1 qese me pluhur të bardhë e dyshuar për narkotikë të llojit kokainë me peshë 3 gram dhe një peshore digjitale.

Të gjitha dëshmitë janë evidentuar ,fotografuar dhe tërhequr nga njësia e forenzikës, dhe pas këtyre veprimeve me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orësh”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme

Të fundit