10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Podujevë – Gjenden eshtra që dyshohet se janë të personave të vrarë nga lufta e fundit

- Advertisement -

Janë gjtur eshtra që dyshohe tse i përkasin personave të vrarë me dhunë në luftë ne fundit në një fshat të komuëns së Pdoujevës.

Njofitmin e ka bërë Komision iQeveritar për Personat e Zhdukur.

Sipas tyre gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, komuna e Podujevës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

NJOFTIM!

Sot, gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, Komuna e Podujevës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.
Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh përkushtimin e tij të vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe inkurajon qytetarët të vazhdojnë të ofrojnë informacione të vlefshme. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit