Edhe zyrtarisht, Mauricio Pochettino, është bërë trajneri i ri i Manchester Unitedit, duke zëvendësua Michael Carrickun e shkarkuar.
“Djajtë e Kuq” dhanë lajmin në kanalet zyrtare për angazhimin e trajnerit argjentinas, i cili ka lënë detyrën e përzgjedhësit të Kombëtares së SHBA-së dhe bashkë me ekipin e tij, do ta marrë pozitën e re te Manchesteri nga 18 nëntori.
“Argjentinasi njihet për stilin e tij të futbollit me intensitet të lartë dhe qasje sulmuese, përkushtimin në ndërtimin e skuadrave të forta dhe të bashkuara, si dhe për aftësinë e jashtëzakonshme në zhvillimin individual të lojtarëve”, ka shkruar faqja zyrtare e Manchester Unitedit.
Ai ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë dhe rikthehet në Premier League te skuadra e tij e katërt tashmë.
Ai kishte udhëhequr Espanyolin në Spanjë, Southamptonin e Tottenham Hotspur, para se të drejtonte Paris St.Germanin dhe sërish të kthehej në Angli, kësaj radhe te Chelsea.
Sukseset më të mëdha i kishte me Tottenhamin, duke arritur deri në finale të Ligës së kampionëve, në vitin 2019 dhe më pas kampion i Francës me PSG-në dhe fitues i Kupës e Superkupës.
Së fundmi, ai drejtoi Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, duke e çuar atë deri në të tetën e finales në Kampionatin Botëror.
Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit
- Advertisement -






