18.4 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

Po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve në ShBA, arrestohet afgani

- Advertisement -

FBI-ja ka arrestuar një afgan, i cili po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve që synonte turma të mëdha në Shtetet e Bashkuara, tha të martën Departamenti i Drejtësisë.

Ky i dyshuar ishte frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.

Afgani 27-vjeçar, Nasir Ahmad Tawhedi nga qyteti i Oklahomës u tha hetuesve pas arrestimit të tij të hënën se ai kishte planifikuar sulmin e tij të përkonte me ditën e zgjedhjeve muajin e ardhshëm dhe se ai dhe një bashkëpunëtor i mitur do të vdisnin si dëshmorë.

Nasir Ahmad Tawhedi, i cili hyri në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 me një vizë të veçantë imigrimi, kishte ndërmarrë hapa në javët e fundit për të çuar përpara planet e tij të sulmit, duke përfshirë porositjen e pushkëve AK-47, shitjen e pasurive të familjes së tij dhe blerjen e biletave për gruan dhe fëmijën e tij për udhëtim drejt Afganistanit.

Ndaj Nasir Ahmad Tauhedit u ngritën akuza për komplot dhe përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit