E ardhmja e Julian Alvarez te Atletico Madrid është vënë sërish në pikëpyetje, pasi mediat argjentinase raportojnë se sulmuesi vazhdon të dëshirojë largimin.
Gazetari i ESPN, Martin Arevalo, ka thënë se Alvarez fillimisht e kishte kërkuar largimin privatisht, ndërsa më pas klubi i kishte kërkuar ta bënte publike këtë dëshirë.
Diego Simeone dëshiron ta mbajë argjentinasin, por Atletico kërkon aktivizimin e klauzolës së tij të lirimit, duke e bërë transferimin tejet të vështirë.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e “La Aranës”.






