Në muajt e fundit, është folur se Carlo Ancelotti mund të largohet nga Real Madrid për t’i hapur rrugë Xabi Alonsos, i cili është vlerësuar shumë si një trajner i ardhshëm i ekipit të parë të Los Blancos.
Kjo pavarësisht se italiani ka nënshkruar një zgjatje dyvjeçare të kontratës dhjetorin e kaluar, gjë që e mban atë në pozicionin aktual deri në vitin 2026.
Pavarësisht nëse Ancelotti qëndron apo largohet verën e ardhshme, djali i tij mund të lëvizë. Davide Ancelotti ka qenë asistent i babait të tij gjatë tetë viteve të fundit, respektivisht te Bayern Munich, Napoli, Everton dhe Real Madrid, por ai dëshiron të bëhet vetë trajner.
Ai nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë përpara verës së ardhshme, siç raportohet nga Diario AS. Ancelotti Jr ka udhëzuar tashmë agjentin e tij që të refuzojë çdo qasje gjatë 12 muajve të ardhshëm, në mes të planit të tij për të rivlerësuar situatën në vitin 2025.