“Po bën një gabim të madh”: Trumpi pretendon se e di arsyen e trazirave në Francë

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara përsëri pretendoi, pa dëshmi, se trazirat në Francë janë për shkak të imigrimit masiv.

“I thashë Emmanuelit [Macron], duhet t’i mbyllësh kufijtë e tu. E njoh për ndoshta tetë ose nëntë vjet. I tregova porsa e takova, i thashë, “Po bën një gabim të madh.” Ne i mbyllëm kufijtë tanë. Ai nuk i mbylli” – shtoi presidenti amerikan, raporton gazeta “The Guardian”.

Autoritetet franceze kanë njoftuar për vendosjen e orës policore në disa pjesë të vendit pas protestave të dhunshme.

Policia njoftoi orë policore në disa pjesë të qendrës së Parisit. Ora policore pritet të hyjë në fuqi në orën 23:00 dhe të zgjatë deri në orën 6 të mëngjesit

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka lëshuar një paralajmërim për amerikanët, duke i këshilluar që t’i shmangin zonat e protestave në qytetet kryesore të Francës pas trazirave të dhunshme që e kanë përfshirë vendin evropian.

Në paralajmërimin e lëshuar nga Ambasada e ShBA-së në Paris u përmendën protestat e dhunshme të 17 tetorit dhe ora policore e planifikuar në disa qytete.

“Shmangni zonat e demonstratave”- thuhet në paralajmërim.

Ministri i Drejtësisë i Francës, Gerald Darmanin, njoftoi se 2.513 njerëz janë dërguar në ndalim dh 67 janë burgosur që nga shpërthimi i dhunës në protestat e fundjavës.

Të ngjashme

Të fundit