12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Plagosja e policit në Klinë, Slevçla: Polici është liruar për në shtëpi, rasti të zbardhet sa më shpejt

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj plagosjes së policit sot në Kishën e Zllakuqanit.

Ai ka treguar se pas tretmanit në QKUK, policia i plagosur është liruar për në shtëpi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ministri ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë.

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij. Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë. Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit.”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit