Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rreth orës 21:00 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Personi i plagosur (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërkohë që i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.






