Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë, të dyshuarit në arrati

By GAZETA SCANNER 1

June 04, 2023

Një person është plagosur me armë zjarri nga dy persona të dyshuar, mbrëmë në Podujevë.

I plagosuri si pasojë e plagëve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa, Policia e Kosovës thotë se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Të dyshuarit që kanë plagosur viktimën janë në arrati, derisa sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Rasti në Policinë e Kosovës është iniciuar “Vrasje në tentativë”.

“VRASJE NË TENTATIVË Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.  Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.