Të shtëna me armë zjarri pati sonte në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Qamil Hoxha”.
Në këtë rast një person u plagos me armë zjarri, ndërsa një tjetër nga një mjet i mprehtë.
Në lidhje me këtë rast është deklaruar edhe drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
Syla bëri të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.
Po ashtu ai tha se personi që është plagosur nga arma e zjarrit, trajtimin do ta vazhdojë në klinikën e Ortopedisë.
“Njëri është i plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas ekzaminimeve të kryera, I plagosuri me armë zjarri do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse tjetri do të lëshohet për trajtim në shtëpi”,deklaroi Syla.
Ndërsa nga Policia e Kosovës derisa kanë konfirmuar rastin në fjalë kanë theksuar po ashtu se tashmë janë identifikuar edhe personat e dyshimtë në këtë rast.