Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë u karakterizua me pak raste shënimi, teksa për “Dardanët” më së shumti rrezikoi qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova me një goditje të fuqishme nga distanca.
Edhe Izraeli i pati dy raste të mira shënimi, por që përfunduan mirë për tanët.
Kosovës i nevojitet fitorja sonte për të mbetur në garë për vendin e parë, kurse për Izraelin i duhet fitorja për të mos vazhduar të mbesë në vendin e fundit që rrezikon largimin nga Liga B e Ligës së Kombeve.





