18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Pis, laper”, “baju allahile”, Sherifi dhe Gashi përplasën ashpër në debat

- Advertisement -

Analisti Shkëlzen Gashi dhe Bilall Sherifi nga NISMA janë përplasur ashpër në debatin Pressing në T7.

Përplasja mes tyre filloi pas debatit për “vjedhjet” e qeverive të kaluara dhe qeverisë aktuale.

Gashi tha se qeveritë e kaluara “kanë vjedhë” dhe “Albin Kurti s’mundet me vjedhë sa keni vjedhë ju për 20 vjet”.

“400 m2 me pagu 200 euro, po e quan të ndershme” – ka thënë Sherifi për banimin e kryeministrit, Albin Kurti.

Sherifi: Ma shumë ke vjedh ti se unë.

Gashi: Unë se kom vjedh kurrë asnjë cent

Pas kësaj, Sherifi e pyeti Gashin nëse është pjesë e ndonjë bordi, derisa e verifikoi në telefonin e tij dhe e pa që Gashi është pjesë e bordit të ORCA-së.

Sherifi: A je të bordi i ORCA-së?

Gashi: Po jam po s’marr asnjë cent

Sherifi: Pse the që s’je? Pse rrejti publikisht? Merr pare prej qeverisë.

Gashi: Pse po thu pse rrejti, pse po flet si me kanë prokuror, kujt i thu ti po rren, cka është kjo gjuhë.

Sherifi: Ti shpife i pari, ti the keni vjedhë krejt?

Gashi: Ik hajt baju allahile

Sherifi: Lahper, pis. Po po, kur hin te fyrjet unë shkoj deri n’fund. Mu nuk mundesh me më fy e me kalu që s;ka ndodh kurgjo

Gashi: E ti munesh me thanë hajn a? Duhet me të ardhë trup për gjuhën që përdor. Kam faj që dal unë këtu me ty.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit