28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haliti për largimin e sulmuesve në Banjskë: Nëse do të qëlloheshin pas shpine, do të hapej proces gjyqësor në Hagë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerësuar vendimin për lejimin e largimit të sulmuesve nga Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.

Haliti tha se nëse do të kishte një vrasje pas shpine nuk do të ishte mirë për Kosovën dhe për këtë mund të hapej një proces gjyqësor në Hagë.

“Armatimi ka qenë në kishë, e kanë nxjerr prej kishës jashtë që të mos gjendet brenda në kishë. Është standard i policisë serbe, i njësiteve speciale të Serbisë, edhe Kroaci ka qenë, edhe Bosnje e Kosovë, ku në kisha janë strehuar armatimet, në varreza. Kur kanë pasur me fillu ka qenë problem i tyre”, ka deklaruar Haliti.

“Janë leju që të largohen dhe mirë kanë bë që i kanë leju. Nuk e di kush i ka leju, KFOR’i, Policia apo dy bashkë. Më mirë që i kanë lë të largohen sesa me pas fillu me u vra mes vete, ose me i vra ne gjithë ata. Vetëm që e kishim hap një proces gjyqësor në Hagë shtesë që janë vra një grup i ashtuquajtur terrosit që e kanë dorëzuar armatimin dhe janë vrarë pas shpine”, ka thënë Haliti në RTK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit