8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Piramida e Tiranës fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore

- Advertisement -

Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson se falë këtij projekti të jashtëzakonshëm, tashmë Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin.

“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, thotë Veliaj.

Piramida, e cila u ndërtua në vitin 1988 në qendër të Tiranës për të shërbyer si muze i diktatorit, pas dy vitesh punë (2021-2023) në rikonstruktimin e saj, është hapur tashmë si qendra më e madhe rajonale në vend për inovacionin.

Hapësira e Piramidës është transformuar si kurrë më parë në një stoli për qytetin, dhe si një nga vendet më të vizituara nga turistët, që do të vijnë në Tiranë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit