12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Piraj: Nëse fabrikave u ndalet energjia elektrike, është sikur me i pushkatu

- Advertisement -

Afaristi Burim Piraj thotë se po i pret një situatë e vështirë gjatë dimrit, sa i përket energjisë elektrike.

Në “Info Nata” në Tëvë 1, Piraj thotë se kryeministri Albin Kurti dhe institucionet e tjera nuk duhet të lejojnë që të ketë ç’kyçje të rrymës.

Sipas tij, në qoftë se fabrikave u shkyçet energjia elektrike, është sikurse t’i pushkatosh.

“Me mendësinë që është në institucionet e Kosovës, edhe me mënyrën se si menaxhohet rrjeti në Kosovë, kemi me qenë në situatë të vështirë. Po shpresoj se qasja do të ndryshojë, edhe nga kryeministri, edhe nga të gjitha institucionet tjera dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të ketë ç’kyçje të energjisë elektrike. Në qoftë se fabrikave, punëtorive, një fabrikë, një punëtori që i ka dhjetë punëtorë, nuk është në rregull me ja shkyç energjinë elektrike, është sikur me e myt, sikurse me e pushkatu”, tha ai.

Piraj shtoi se me krizë energjetike po përballet e tërë bota, ndërsa me reduktime po përballen vetëm Kosova e Pakistani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit