7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

PIPS: Rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike ka më së shumti ngecje

- Advertisement -

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën 2023.

Diella Muqolli koordinatore e projektit- ka thënë se kjo strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, efiçiencë të energjisë, raporton Ekonmia Online.

“Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 8 mars 2023. Kjo Strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, efiçiencë të energjisë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë e Kosovës për periudhën 2022 dhe 2023. Rezultatet e paraqitura në këtë raport janë nga të arriturat që institucionet përgjegjëse kanë treguar gjatë po këtyre viteve”, ka thënë Muqolli.

Muqolli ka thënë se janë disa masat të cilat nuk ka mundur t’ i plotësojë qeveria në afatin kohor të caktuar nga vetë ata. Ajo ka theksuar se kjo strategji ka të ndara tri kategori ku kategoria e rritjes së fleksibilitetit të sistemit është kategoria me masat më të plotësuara ndërsa kategoria tretë, rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike ka më së shumti ngecje sa i përket plotësimit të masave.

“Ky proces përfshiu mbledhjen e informacioneve të detajuara nga dokumenti i strategjisë, duke u fokusuar veçanërisht  në rolet dhe përgjithësitë  e caktuara për institucionet e ndryshme për vitet 2022 dhe 2023. Për këtë periudhë Strategjia e Energjisë përcakton 20 masa, të ndara në tri kategori kryesore:

Rritja e fleksibilitetit të sistemit

Modernizimi i rrjetit dhe reduktimi i humbjeve në rrjet.

Rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike.

Në përgjithësi 35% masa janë plotësisht të plotësuara dhe 65% janë pjesërisht të paplotësuara. Ndërsa sa i përket veprimeve 69,2% janë të plotësuara  dhe 21,5% janë pjesërisht të plotësuara. Në kategorinë e dytë modernizimi i rrjetit dhe reduktimi i humbjeve në rrjet, kategoria e dytë parasheh 7 masa me gjithsej 25 veprime. Nga këto 72% e veprimeve janë plotësuar në tërësi 16% janë pjesërisht të plotësuara, dhe 12% mbesin të paplotësuara.

Ndërsa sa i përket masave në këtë kategori:

42,9% janë të plotësuara

57,1% janë plotësuar pjesërisht.

Kategoria e tretë rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike.

Kategoria e tretë parasheh 28 veprime të dala prej 9 masave.

64,3% janë plotësuar në tërësi,

28,6% janë pjesërisht të plotësuara, dhe

7,1% mbesin të paplotësuara”, ka thënë Muqolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit