21.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

John Terry për periudhën e Mourinho te Chelsea: Në fillim na tmerronte…

- Advertisement -

Ish kapiteni i Chelseat, John Terry ka kujtuar sezonin e parë të Jose Mourinhos në klubin londinez.

Sipas Terryt lojtarët në fillim ishin të frikësuar pas konferencës së parë për shtyp të trajnerit portugez.

“Seancat e para stërvitore ishin një mundësi e shkëlqyer për t’i bërë përshtypje, sepse të gjithë ishim të tmerruar me atë që dëgjuam në konferencën e tij të parë për shtypin. Ishim të gjithë të turbullt, u lidhëm me njëri-tjetrin. Nuk dinim çfarë të prisnim, ishte frikësuese të shihje se sa i sigurt ishte ai”, tha Terry.

Terry tha se puna e Jose Mourinhos e ndryshoi tërësisht mentalitetin te klubi i Chelseat.

“Më pëlqen mënyra se si ai krijoi mentalitetin e botës kundër Chelseat. Ishte shumë e thjeshtë. Ai donte që ne të punonim shumë dhe më pas u tha mediave se lojtarët e tij ishin më të mirët në botë. Nuk na i kishin thënë kurrë këto gjëra. Na bëri të ndihemi shumë të veçantë”, tha  Terry.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit