19.5 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Pikëpyetjet pas 23 prillit, si do të formohen institucionet në veri?

- Advertisement -

Veriu i Kosovës është më pak se një muaj larg zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat.

Pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, si parti kryesore e serbëve dhe me indikacionet në rritje për shtim të incidenteve, ka dilema se çfarë do të ndodhë pas 23 prillit nëse zgjedhjet mbahen.

Valdete Daka, e cila për një dekadë si kryetare e KQZ-së ka organizuar disa palë zgjedhje, thotë se nuk ka ndonjë rregull i cili përcakton legjitimitetin apo nivelin e pjesëmarrjes.

Mirëpo, ajo ngrit dilema rreth mundësive që institucionet që do të dalin nga këto zgjedhje të ushtrojnë funksionin e tyre.

“Pas ditës së zgjedhjeve në qoftë se mbahen, atëherë do të kemi një pikëpyetje të madhe se si do të formohen institucionet atje nga një kryetar i cili do të zgjidhet, hipotetikisht nga subjektet tjera të cilat nuk e përfaqësojnë serbët të cilët jetojnë në pjesën veriore dhe sa do të jetë i pranueshëm ai kryetar apo kryetare”, ka thënë Daka.

Por, ndryshe nga Daka mendon profesori i Mazllum Baraliu.

“Ajo nuk e pengon ose nuk do duhej ta pengonte në asnjë mënyrë funksionimin e institucioneve dhe të demokracisë. Nuk fillon menjëherë pas ditës së zgjedhjeve konstituimi, ka proces ankimor që subjektet e pakënaqura dhe individët ankohen në institucionet përkatëse ligjore dhe pastaj kur përfundojnë afatet për ankim deri në Gjykatë Supreme atëherë janë afatet kur konstituohen përsëri ato institucione, asambletë dhe kryetarët dhe komunat fillojnë të funksionojnë”, ka thënë Baraliu.

Ky proces zgjedhor pritet të zhvillohet pa vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Bashkimi Evropian i ka konfirmuar Dukagjinit se nuk do t’i dërgojë monitoruesit e vet në veri.

“BE-ja ka vëzhguar zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë në shumë raste, por nuk dërgon misione zgjedhore për zgjedhje të pjesshme”, thuhet në përgjigjen nga BE.

Ndërsa Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka treguar në mënyrë të qartë nëse do t’i monitoroj zgjedhjet.

OSBE-ja në një përgjigje për Dukagjinin ka lënë të nënkuptohet se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale është thelbësore për përmirësimin e qeverisjes lokale dhe krijimin e kushteve ku të gjitha komunitetet do të mund të përparojnë. Zgjedhjet lokale të parapara për 23 prill duhet të organizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përputhje me procedurat dhe praktikat e deritanishme. Është thelbësore që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, kanë thënë nga OSBE.

BE-ja ka mbështetur mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, derisa shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen e Listës Serbe.

Garës për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i kanë hyrë 11 kandidatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit