Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Ai komentoi edhe pikën e aktakuzës, ku thuhet se UÇK-ja nuk i ka trajtuar si duhur të burgosurit.
Hasani tha se ka qenë gjendje lufte dhe ata janë trajtuar sipas gjendjes së luftës, duke shtuar se nuk kanë pasur mundësi më mirë.
“Nuk ka pas kushte ndryshe në gjendje lufte, në gjendje lufte duhesh të trajtosh me gjendje lufte. I kë dhënë ujë s’i ke dhënë Po unë s’kam pas për vete ujë, ai ka dasht mem vra, unë prapë t’i jap bukë. Po s’kam pas mundësi, gjendje lufte kam qenë”, ka thënë ai.






