Pezullohet vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit që ishte paraparë më 1 shtator, njofton shoqata

- Advertisement -

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka njoftuar fermerët se është pezulluar vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi nga 1 shtatori 2026.

Vendimi është pezulluar pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve përkatëse dhe përpunuesve të qumështit. Si rrjedhojë, grumbullimi i qumështit do të vazhdojë deri në një vendim apo njoftim tjetër.

Shoqata ka bërë të ditur se fermerët do të njoftohen me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR FERMERËT

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës njofton të gjithë fermerët se, pas takimit të zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve përkatëse dhe përfaqësuesve të përpunuesve të qumështit, është pezulluar vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit, i paraparë të fillonte nga data 01.09.2026.

Rrjedhimisht, grumbullimi i qumështit do të vazhdojë deri në një vendim apo njoftim tjetër.

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës do t’i njoftojë fermerët me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë.

Të ngjashme

Të fundit