28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Pezullohen nga puna dy zyrtarët e ATK-së që u arrestuan për kontrabandë me barna

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës nga komuniteti serb, nën akuza të kontrabandës së barnave.

Pas njoftimit zyrtar, ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, shton ATK-ja.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit