Drejtori i zyrës për Kosovë, në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar në “X” duke u ankuar se në veri gjatë ditës së sotme nuk ka pasur zgjedhje demokratike.
Sipas postimit të tij ai është penguar nga vëzhgimi i kamerave, e zgjedhje të tilla për të nuk ka parë as Këshilli i Evropës.
”Imazhi i “demokracisë” së Kurtit është referendumi i rrejshëm i sotëm! Votimi nën kamera me tuba të gjata, përballë tabelave zgjedhore shqiptare, me kuti të zbrazëta dhe rrugë të zbrazëta në veri – as Këshilli i Evropës nuk ka parë zgjedhje të tilla! Serbët donin të merrnin pjesë në ndryshimin e pushtetit të rremë, por nuk deshën të merrnin pjesë në farsë! Uniteti serb është pengesa më e madhe ndaj mizorisë së Kurtit,” shkruan Petkoviq.