U duk se kishim parë gjithçka, nga sfilata emocionuese dhe përtej çdo imagjinate e “Schiaparelli Haute Couture” e organizuar në Paris.
Pamë një treshe supermodelesh të shkëlqyera, Irina, Naomi dhe Shalom. Më pas yllin e popit Doja Cat, të mbuluar nga koka deri te këmbët me kristale të kuqe dhe Kylie Jenner të veshur me një kokë luani.
Madje, Chiara Ferragni-n e pamë të sfidonte temperaturat e dimrit të Ville Lumière në culottes. Por imazhi më i fortë dhe më sugjestionues, i krijuar nga sfilata e markës së njohur, nuk ishte shfaqur ende në mediat sociale.
Modelja 32-vjeçare amerikane Maggie Maurer, shfaqet si në pasarelë me fytyrën e lyer me bojë dhe një peshqir të bardhë rreth krahve, sipër një qese transparente. Duke u mbështetur pas një dere ajo po ushqen të bijën me gji me një vështrim të përhumbur në fytyrë, por të ëmbël dhe të durueshëm.
mama, shkruan modelja krah fotos. Dhe në këtë foto nuk ka asgjë më shumë dhe asgjë më pak se një nënë, e cila nuk pushon së qeni nënë qoftë edhe për një sekondë të jetës së saj.