“Përsëri do të të zgjidhja ty”, Hajrushi me dedikim emocionues për Shkurte Fejzën: 47 vjet bashkë, një jetë me dashuri

- Advertisement -

Hajrushi, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, ka ndarë një dedikim tejet emocionues për 42-vjetorin e martesës së tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se me Shkurten janë bashkë prej 47 vitesh, duke përfshirë edhe pesë vitet e fejesës

Duke kujtuar rrugëtimin e tyre ndër vite, Hajrushi ka shkruar se së bashku kanë kaluar gëzime, sfida, sakrifica e suksese, ndërsa kanë ndërtuar familjen e tyre.

“Shkurte, pas 47 vitesh, mund të të them vetëm një gjë: nëse do të më jepej mundësia ta nisja jetën nga fillimi, përsëri do të të zgjidhja ty”, ka shkruar ai.

Për ta festuar përvjetorin, çifti kanë zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, duke shkuar në kinema për të parë filmin “ODISEA”.

Hajrushi e ka përshkruar lidhjen e tyre si një rrugëtim të përbashkët, duke theksuar se pas 47 vitesh, “Odisea” e tyre ende vazhdon.

”42 VJET MARTESË – 47 VJET SË BASHKU

Sot shënojmë 42-vjetorin e martesës sonë. Por, nëse i numërojmë edhe 5 vitet e fejesës, atëherë bëhen 47 vjet që ecim bashkë në të njëjtën rrugë të jetës.

47 vjet… një jetë e tërë me dashuri, gëzime, sakrifica, sfida, suksese, lot e buzëqeshje. Një jetë ku kemi qenë pranë njëri-tjetrit në ditët e mira e në ditët e vështira, duke e mbajtur fort dorën e njëri-tjetrit.

Nga dy të rinj të Mushtishtit, me ëndrra e shpresa, u bëmë bashkëshortë, prindër dhe ndërtuam familjen tonë. Sot, kur i kthehemi pas gjithë këtij rrugëtimi, e kuptojmë se pasuria më e madhe nuk ka qenë ajo që kemi fituar, por ajo që kemi ndërtuar së bashku.

Shkurte, pas 47 vitesh, mund të të them vetëm një gjë: nëse do të më jepej mundësia ta nisja jetën nga fillimi, përsëri do të të zgjidhja ty.

Sot nuk do të bëjmë ndonjë festë të madhe. Sepse ne mendojmë se jeta jonë bashkë ka qenë gjithmonë festë. Prandaj, këtë përvjetor do ta festojmë në mënyrën tonë: do të shkojmë në kinema, do të ulemi pranë njëri-tjetrit dhe do të shikojmë filmin “ODISEA”.

Dhe nuk është rastësi që zgjodhëm pikërisht këtë film.

Odiseu dhe Penelopa patën një histori të madhe dashurie: njëri në rrugëtim, tjetri në pritje.

Ne e patëm ndryshe.

Ne nuk pritëm njëri-tjetrin në dy brigje të ndryshme të jetës. Ne udhëtuam bashkë. Për 47 vjet kemi kaluar nëpër gëzime e vështirësi, suksese e sfida, kemi ndarë ëndrra, kemi rritur fëmijët dhe kemi përjetuar bashkë një rrugëtim që, ndoshta, ka qenë edhe një Odiseadë e jona.

Prandaj sot nuk kemi nevojë për një festë të madhe. Ne e kemi festën brenda vetes dhe në jetën që kemi ndërtuar bashkë.

Sonte vetëm do të ulemi pranë njëri-tjetrit, do ta shikojmë “ODISEA”-n dhe ndoshta, në heshtje, do ta kujtojmë Odisenë tonë.

Sepse historia jonë nuk është historia e njërit që priti dhe e tjetrit që kërkoi.

ËSHTË HISTORIA E DY NJERËZVE QË ZGJODHËN TË UDHËTOJNË BASHKË.

Gëzuar 42-vjetorin e martesës, Shkurtja jem!

47 vjet bashkë… dhe Odisea jonë ende vazhdon. ”, kq shkruar ai.

 

 

Të ngjashme

Të fundit