Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Sipas burimeve të Top Channel, Rama e ka nisur fjalën për Spiropalin me një referencë historike, duke i kujtuar marrëdhënien mes tyre dhe duke i thënë se nuk mund t’i gjuajë shtëpisë me gur.
Rama: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur.
Spiropali: Kryetar unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar si janë zgjedhur. /Tch/






