Gjuha në skenën politike kosovare mbetet e njëjtë, ndërsa deklaratat e fundit të Dejona Mihalit ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kanë rikthyer debatet pikërisht për gjuhën aktuale në politikë.
Opinionisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se ofendimi, stigma, linçimi ndaj atyre që nuk janë të njëjtë si ta, sipas tij, është aset i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
“Zonja Mihali është si një nga ata murgjet fetare, kur i preket profeti reagon”, u shpreh Shala në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, opinionistja Anita Shabani thotë se deklarata e Mihalit është, sipas saj, komplet në disproporcion me atë që Rama ka kritikuar.
E opinionistja, Afërdita Maliqi, pas këtyre postimeve, tha se Rama po del si “opozitari” i vetëm që po i del kundër pushtetit.






