Në “Pressing” të T7, është diskutuar për takimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurt, me atë të PDK-së, Memli Krasniqi.
Artan Behrani, deputet i PDK-së tha se “Krasniqi ka shkuar për ta demaskuar një demagog”.
Por, Arton Demhasaj nga AAK, tha se se Kurti i ka quajtur “hajvana” opozitën.
Pjesë nga debati:
Behrami: Askush nuk është PDK aq naiv me mendu që aty ka me pas rezultat, sepse praktika e 20 viteve ka tregu që kurgjo nuk arrihet me takime publike e që paralajmërohen ne media. Ideja aty ka qenë me demasku
Demhasaj: Problemi që nuk u demasku
Behrami: U demasku sepse ai është duke u mundu me kriju perceptimin që pozita i ka fajet për bllokadë. Unë mendoj që ka bë mirë që ka shiku sepse është kriju perceptimi që opozita i ka fajet
Demhasaj: Në momentin që ditën pasi i fiton zgjedhjet delë dhe fyen në mënyrën më të keqe mundshme i fyen duke i quajt “hajvan” e “hajvanat”, pastaj i thirr në takim.