16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Përparim Rama viziton klubin shqiptar në Angli, bën një marrëveshje

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar klubin shqipatar të futbollit në Londër, Eagles United.

Ky klub udhëheqet nga bashkëatdhetarët tanë, Arben Hyseni, Sead Haxhijaha, ndërsa trajner i tyre është Ajet Shehu.

Rama ka thënë se gjatë kësaj vizitie ka diskutaur që të sjellë “Shqiponjat” në Prishtinë për një kamp veror, e po ashtu edhe mundësinë për të çuar ekipet e Prishtinës në Londër.

Postimi i plotë:

Në Londër te Shqiponjat

Eagles United, një klub futbolli i udhëhequr nga bashkëatdhetarët tanë, Arben Hyseni, Sead Haxhijaha, e me super trajnerin Ajet Shehu, të cilët kanë zbuluar e përgatitur talente të shumta në futboll, e që unë me shumë dashuri e vullnetin më të madh i kam mbështetur që nga viti 2007.

Mu bë zemra mal kur pashë se si është rritur dhe zhvilluar ky klub, me kaq shumë të rinj, djem e vajza, që luajnë rregullisht në klube të ndryshme nga U-10 deri në U-16.

Diskutuam planet për të sjellë ata në Prishtinë për një kamp veror, e gjithashtu për me e çu ekipet e Prishtinës në Londër.

EUFC, klubi i futbollit, ka një ekip të përkushtuar zyrtarësh dhe trajnerësh. Arben Hyseni është Kryetari i Klubit dhe Sead Haxhijaha është Arkëtari. Ajet Shehu, i cili ka dalë nga Akademia e Tottenham dhe ka qenë ndihmës trajner i kombëtares së Sierra Leone, është trajneri kryesor dhe gjithashtu punon në Akademinë e QPR.

Në nivelet e tjera, Imer Nishevci udhëheq ekipin U15, i cili ka një karrierë të bujshme në futbollin profesionist. Ai ka përfaqësuar Jugosllavinë dhe ka luajtur profesionalisht në Mbretërinë e Bashkuar për klubet si Barnet FC dhe Fulham FC.

Berat Hyseni, një ish-lojtar profesionist i futbollit dhe kampion me Trepçën në Kosovë, trajnon ekipin U13. Albi Hyseni dhe Yaser Kasim, të dy me përvojë nga Akademia e Tottenham dhe karrierë profesionale, janë trajnerë për ekipet U14 dhe U10 përkatësisht.

Për ekipet e vajzave, trajnerë janë Petri Krasniqi dhe Bora Çela, të dy ish-lojtarë të EUFC, ndërsa Richard Regenyi dhe Drin Rama, janë pjesë e stafit trajnues për ekipin U9 dhe asistent në U14. Arbi Mala, një tjetër ish-lojtar profesionist nga Kosova, është ndihmës trajner për ekipin U15.

Mirjet Vllacaj menaxhon ekipet U11 dhe U12, me përvojë nga një akademi në Shqipëri. Serxhio Kuqo, ish-portieri profesional në Greqi dhe Francë, është trajneri i portierëve. Divyen Patel kontribuon si vullnetar me kohë të pjesshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit