Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar ekipin e tij, për të cilin tha se përbëhet nga profesionistë të përkushtuar dhe të bashkuar në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit.
Rama theksoi se ekipi do të funksionojë me përgjegjësi të përbashkët dhe me përkushtim të plotë për të vazhduar projektet madhore të Prishtinës dhe për t’i dhënë qytetit drejtimin që meriton.
“Vizioni për Prishtinën e së ardhmes është i qartë, një kryeqytet modern, funksional dhe dinjitoz për të gjithë. Së bashku me këtë ekip, do të vazhdojmë ta shndërrojmë këtë vizion në punë konkrete dhe rezultate të prekshme”, ka deklaruar Rama.
Ai shtoi se, përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët mbetet zhvillimi i Kryeqytetit dhe ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për qytetarët.
Postimi i plotë:
Ky është ekipi i Kryeqytetit.
Profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të së mirës publike dhe mirëqenies së çdo qytetari të Kryeqytetit.
Me përgjegjësi të përbashkët dhe përkushtim të plotë, do të funksionojmë si një ekip i vetëm për t’i vazhduar projektet madhore të Prishtinës dhe për t’i dhënë Kryeqytetit drejtimin që meriton.
Vizioni për Prishtinën e së ardhmes është i qartë, një kryeqytet modern, funksional dhe dinjitoz për të gjithë. Së bashku me këtë ekip, do të vazhdojmë ta shndërrojmë këtë vizion në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.
Përtej dallimeve politike, qëllimi dhe angazhimi ynë është i përbashkët, të punojmë me përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e Kryeqytetit dhe për të ardhmen që meritojnë qytetarët e këtij vendi.






