Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se Dejona Mihajli, ka refuzuar pranimin e padisë, teksa e dëshmon me dokument.
Derisa pyet: “Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?”.
Tutje, Rama komenton edhe deklaratat e fundit të Mihalit, e cila akuzon Ramën dhe Ismailin për “prishje të LDK-së”.
“Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në?”, vijon Rama.
“Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, përfundon ai.






