3 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Përleshje mes një bande dhe ushtarëve në Meksikë, 19 të vrarë

- Advertisement -

Nga një përleshje e armatosur afër kryeqytetit të shtetit meksikan, Sinaloi, janë vrarë 19 anëtarë të dyshuar të një bande, ndërsa një udhëheqës lokal i kartelit është arrestuar, tha të martën Ministria e Mbrojtjes e Meksikës.

Përleshja vdekjeprurëse ndodhi të hënën rreth 11 kilometra larg kryeqytetit të Sinaloas, Culiacan, kur një grup prej më shumë se 30 burrash të armatosur hapën zjarr drejt ushtarëve, sipas një deklarate të kësaj ministrie. Aty shtohet se disa prej anëtarëve të dyshuar të kartelit ikën nga vendi i ngjarjes, pasi agjentët federalë u kundërpërgjigjën me zjarr, raporton agjencia “Reuters”.

Personi i ndaluar u identifikua si Edëin Antonio “N”. Mbiemri i tij nuk u publikua, siç veprohet zakonisht për personat e akuzuar për krime në Meksikë. Ai u përshkrua si udhëheqës lokal i Kartelit Sinaloa, i udhëhequr nga bashkëthemeluesi Ismael “El Mayo” Zambada.

Në një dokument të datës 22 tetor nga regjistri kombëtar i personave të ndaluar, që e siguroi agjencia “Reuters”, Edëin Antonio Rubio Lopez ishte në listë si i kapur nga personalie ushtarak në Sinaloa, transmeton nacionale.

Shtatë automjete dhe gati 30 armë zjarri, përfshirë mitralozë, municion dhe jelekë e helmeta të stilit ushtarak u konfiskuan.

Dhuna në shtetin meksikan që shtrihet përgjatë bregdetit të Paqësorit është shtuar që nga arrestimi i Zambadas në korrik, pasi ai kishte udhëtuar me aeroplan për në ShBA, më saktësisht në qytetin El Paso të Teksasit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit