15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Përleshje fizike në mes punëtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë dhe një qytetari, ekspozohet edhe arma e zjarrit

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Një zënkë e ndodhur në mes një shoferi të një makine dhe një punonjësi të Trafikut Urban të Prishtinës, thuhet të ketë shkuar edhe më tutje ku pati edhe ekspozim të armëve.

Madje sipas raportimeve të para theksohet se në fjalosje e sipër, njëri prej punonjësve të Trafikut Urban, ka nxjerrë armën të cilën e kishte mbushur me plumba.

Në lidhje me këtë rast lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende ndonjë përgjigje.

Postimi i plotë nga “Vrojtuesit e lagjes”:

Para pak castesh, ne linjen e Trafiku Urban Prishtinë nr. 4 ka ndodhur nje zenke midis nje shoferi te veture dhe punonjesve te autobusit. E gjitha ndodhi pas nje keqkuptimi ne komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bere qe shoferi i vetures ta ndal mjetin ne rruge dhe del nga vetura qe te konfrontohet me ta.

Ne fjalosje e siper, nje nga personat ne autobus i cili ishte punonjes i trafikut urban ka nxjerrur armen te cilen e kishte mbushur me plumba.

Per fat te mire aj nuk e shkrepi, por ne sy te te gjithe udhetareve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhene kondukterit per ti hudhur ne mbeturina pasi qe shoferi i mjetit qe ishte ndalur para kishe thirrur policine.

E gjith ngjarja ka ndodhur ne Bregun e diellit, perkatesisht te xhambazt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit