Me 59 vota për, dy abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPK).
Deputete që abstenuan këtë projektligj ishin deputeti Dimal Basha dhe Eman Rrahmani.
Po ashtu me 60 vota për e një abstenim kanë kaluar 93 amendamente të komisionit funksional për këtë projektligj.
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, tha se për gashtë muaj e kanë shqyrtuar këtë projektligj.
“Komisioni ka gjashtë muaj që e shqyrton këtë projektligj. Kemi pasur komente të shumta. I kemi analizuar të gjitha ato komentet me seriozitet dhe në fund kanë rezultuar 93 amendamente”, u shpreh ai.
Kujtojmë që për këtë projektligj, kanë adresuar kritika Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e shoqëria civile. Ndërsa partitë opozitare kanë paralajmëruar dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese