28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Përgjimet e bisedave të Kusari-Lilës, Mehmetaj: Është rast akoma më i rëndë se dy spiunët e arrestuar

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me përgjimet ku shefja e Grupit të Parlamentit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka biseduar me zyrtarë të Listës Serbe.

Memehtaj ka përkujtuar një përgjim të publikuar vitin e kaluar nga Nacionale, ku Kusari-Lila dëgjohet duke i thënë Sllavko Smiqi, se a e njeh deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

‘“A e din bre kush është Bekim Haxhiu, Kamishi…” Në dritën e zhvillimeve të reja, ku kemi arrestimin e dy personave për shkak të dëshmive se janë agjentë të Serbisë, apo spiunë, e kuptuam më qartë edhe çka saktësisht kodifikohet si spiunllëk. Spiun pra është ai person që jep informacione të çfarëdoshme për armiqtë e vendit. Atëherë, edhe raportimin e Mimoza Kusari-Lilës duhet me patjetër ta konsiderojmë si spiunllëk e atë vetë si spiune dhe kjo për shumë arsyeje, por një më kryesorja dhe më e rënda.” – ka shkruar Mehemtaj.

Ai tutje ka thënë se Kusari-Lila ka biseduar direkt dhe pa asnjë dikutim ftesë për ndarje të infomacioneve me Listën Serbe për një luftëtar të lirisë.

“Mimoza Kusari-Lila në një nga përgjimet e publikuara vitin e kaluar dëgjohet edhe tek i thotë zyrtarit të Listës Serbe, i cili punon për Serbinë dhe nuk e njeh Kosovën, se “a e din bre kush është Bekim Haxhiu, Kamishi…”. Kjo është direkt dhe pa asnjë diskutim ftesë për ndarje të informacioneve me Listën Serbe për një luftëtar të lirisë.” – ka shkruar Mehemtaj.

Ai tutje ka përmendur deputetin Haxhiu dhe kontributin e tij të dhënë për luftën e UÇK-së, duke e cilësuar si një luftëtar shembullor.

“Për Bekim Haxhiun politikisht mund të mendoni çfarë të doni dhe jeni në të drejtën tuaj, por sa i përket luftës së tij dhe aspektit kombëtar, ai është, siç tregojnë edhe bashkëluftëtarët e tij, një luftëtar shembullor. Për këtë ushtar të UÇK-së, Mimoza Kusari-Lila, shefe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ofron informacione të aseti më i fortë i Serbisë në Kosovë, Lista Serbe.” – ka shkruar Mehemtaj.

Ai tutje ka thënë se Prokuroria duhet me urgjencë me thirr Kurari-Lilën, duke shtuar se ky është një rast akoma më i rëndë se dy spiunët e arrestuar se fundmi në Kosovë.

“Kjo duhet të thirret në Prokurori me urgjencë, si rast akoma më i rëndë se dy spiunët e arrestuar, pasi qasja e saj në informacion shtetëror, për shkak të pozitës që mban, është shumëfishë më e madhe se e atyre të dyve. Mbesim në pritje të reagimit të institucioneve të drejtësisë.” – ka përfunduar Mehmetaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit