Real Madrid ka konfirmuar se mbrojtësi i tyre, David Alaba, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, duke çuar në një çarje të meniskut të brendshëm.
Ky dëmtim i ka kushtuar me fund te sezonit Alabës i cili ka humbur pesë ndeshjet e mbetura të La Ligës.
Megjithatë, stafi mjekësor i klubit është optimist për rikthimin e tij në kohë për Kupën e Botës për Klube, e cila pritet të fillojë në mes të qershorit.
Ky lajm vjen në një moment të vështirë për Real Madridin, që po përballet me një krizë të madhe dëmtimesh në mbrojtje.