28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Përfundon pjesa e parë në finalen e Ligës së Kampionëve, pa gola mes Dortmundit e Real Madridit

- Advertisement -

Janë zhvilluar 45 minutat e parë të finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit, ku pas një dominimi të lehtë të skuadrës gjermane, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Përballja finale që po zhvillohet në Wembley të Londrës, filloi me një ‘incident’ të vogël, ku vetëm pas 15 sekondave, disa tifozë hynë në fushën e lojës dhe përkundër sigurisë së madhe, u vonua në intervenim, me ndeshjen që nisi tre minuta më vonë.

Në vazhdim të dy skuadrat patën rastet e tyre. Real Madridi me dy goditje nga Vinicius dhe Valverde përfunduan shumë lartë mbi portë, ndërsa Borussia Dortmund rrezikoi mjaftë shumë.

Ishin pritjet e Thibaut Courtois që shpëtuan Mbretërit në këtë pjesë të parë, me Adeyemin dhe Fullkrug që nuk e dhanë më të mirën e tyre në momentet vendimtare.

Kështu, pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, me një dominim të lehtë nga gjiganti gjerman për sa i përket rasteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit