Përfundon faza e grupeve, zbulohen të gjitha përballjet e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026

- Advertisement -

Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 ka përfunduar zyrtarisht, duke sjellë edhe çiftet që do të përballen në raundin e 1/16 së finales. Kombëtaret më të mira të turneut kanë siguruar kalimin tutje, ndërsa tani nis faza eliminatore, ku çdo gabim mund të kushtojë me eliminim.

Në mesin e dueleve më të spikatura bie në sy përballja mes Gjermanisë dhe Paraguait, ndërsa Brazili do të sfidojë Japoninë. Kampionia në fuqi, Argjentina, do të përballet me Kepin e Gjelbër, teksa Anglia do të ketë përballë Republikën Demokratike të Kongos.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Portugalisë dhe Kroacisë, ndërsa Spanja do të masë forcat me Austrinë. Holanda do të përballet me Marokun, kurse Franca do të luajë ndaj Suedisë.

Kanadaja do të sfidojë Afrikën e Jugut, SHBA-ja do të ketë përballë Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa Belgjika do të luajë ndaj Senegalit.

Në anën tjetër të tabelës, Bregu i Fildishtë do të përballet me Norvegjinë, Meksika me Ekuadorin, Zvicra me Algjerinë, ndërsa Kolumbia do të sfidojë Ganën.

Përballjet e plota të 1/16 së finales:

  • Gjermania – Paraguai
  • Franca – Suedia
  • Afrika e Jugut – Kanadaja
  • Holanda – Maroku
  • Portugalia – Kroacia
  • Spanja – Austria
  • SHBA – Bosnja dhe Hercegovina
  • Belgjika – Senegali
  • Brazili – Japonia
  • Bregu i Fildishtë – Norvegjia
  • Meksika – Ekuadori
  • Anglia – Republika Demokratike e Kongos
  • Argjentina – Kepi i Gjelbër
  • Australia – Egjipti
  • Zvicra – Algjeria
  • Kolumbia – Gana

Me përfundimin e fazës së grupeve, gara hyn në momentin më emocionues. Nga tani e tutje nuk ka më hapësirë për gabime, pasi çdo ndeshje është me sistem eliminimi direkt dhe vetëm 16 kombëtare do të vazhdojnë rrugëtimin drejt ëndrrës për të ngritur trofeun e Kupës së Botës 2026.

Të ngjashme

Të fundit