12.4 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Përfundon bastisja në banesën e të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli

- Advertisement -

Pas disa orësh bastisje në banesën e të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, operacioni i Policisë së Kosovës në asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka përfunduar, raporton Ekonomia Online.

Automjetet policore qëndruan për disa orë në objektin banesor ku u zhvillua aksioni, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Bastisja u realizua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj Shehollit, i cili ngarkohet me veprën penale të sipunazhit.

Të ngjashme

Të fundit