8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Përfundojnë procedurat e shpronësimit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

- Advertisement -
Ministri i Mjedisit Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë përfunduar procedurat e shpronësimit për renovimin e stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë, pas vendimit të Qeverisë për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, për realizimin e shumëpritur të Projektit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

“Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e t’a gëzojnë të gjithë qytetarët”, ka shkruar Aliu.

Stadiumi “Adem Jashari” ishte rinovuar edhe vite më parë, i cili plotësonte kushtet për zhvillim të ndeshjeve ndërkombëtare, ku Kosova ndeshjen e parë zyrtare pas pranimit në FIFA e UEFA e kishte zhvilluar në këtë stadium.

Por ai më pas u dëmtua dhe aktualisht është nuk është në funksion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit