13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni është një kopje e dobët e politikës së Vuçiqit dhe liderëve autokratë

- Advertisement -

Shkruan: Ismet Kryeziu

Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, është një kopje e dobët e politikës së Vuçiqit dhe liderëve autokratë

Rusia, Turqia, Greqia, Hungaria, Serbia janë disa vende shembull ku partia në pushtet ose qeveria, kanë një histori të përfshirjes dhe ndikimit destruktiv në jetën politike të vendeve fqinje. Gjithnjë në emër të të drejtave kombëtare dhe komuniteteve që jetojnë atje.

Të gjitha këto shtete të udhëhequra nga liderë autoritarë apo gjysmë autoritarë që janë përgjegjës për demokracinë e brishtë në shtetet e tyre, përmes politikave populliste dhe abuzimit në emër të interesave kombëtare duan të mirëmbajnë dhe rrisin pushtetin e tyre përtej kufijve shtetërorë. Për autokratët dhe populistët, shteti i tyre është i pamjaftueshëm për politikëbërje.

Promovimi i një politike fqinjësore të bazuar në respektimin e vlerave demokratike dhe dialogut është thelbësore për diplomacinë dhe zhvillimin e Kosovës, e jo ndërhyrja përmes disa piunëve politik në vendet fqinje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit