Një studim së fundi ka zbuluar natyrën e njerëzve që përdorin telefonat iPhone dhe atyre që përdorin telefona Android.
Sipas këtij studimi përdoruesit e Android janë vlerësuar më mirë se përdoruesit e iPhone.
Bazuar në gjetjet e publikuara në Jerry, një krahasues i sigurimit të makinave smartphone, përdoruesit e Android janë shoferë më të mirë se përdoruesit e iPhone.
Raporti thotë se kishte analizuar sjelljen e vozitjes se 20 mijë shoferëve të mbledhura gjatë 13 milionë kilometrave në vozitje.
“Jerry analizoi të dhënat e mbledhura nga 20 mijë shoferë gjatë 13 milionë kilometrave në vozitje gjatë një periudhe 14-ditore. Të dhënat gjeneruan një rezultat të përgjithshëm të drejtimit, si dhe nën-pika për përshpejtimin, shpejtësinë, frenimin, kthesën dhe shpërqendrimin. Më pas i grupuam rezultatet sipas sistemit operativ të smartfonëve dhe karakteristikave të ndryshme demografike”, thuhet në raport.
Aty u gjet se përdoruesit e iphone kanë më shumë gjasa të kontrollojnë telefonat e tyre gjatë vozitjes se sa përdoruesit e Android.