Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

- Advertisement -

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Edhe pse jemi në kohën kur pritet fluks i madh në pikat kufitare për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, aktualisht situata vazhdojnë të jetë e qetë, raporton IndeksOnline.

Sipas përditësimit të fundit, pika me pritet pak me të gjatë rezulton ajo të Dheu i Bardhë. Pritjet në hyrje dhe dalje në këtë pikë po zgjasin rreth 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 250 metra.

Në pikat e tjera kufitare, hyrjet dhe daljet nuk po zgjasin me shumë se 5 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë në ora 18:33.  /IndeksOnline/

 

Të ngjashme

Të fundit